Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj prezantuan në Dibër projektin pilot të pagesave të shpejta. Një projekt i cili synon modernizimin dhe efikasitetin e sistemeve të pagesave për konsumatorët dhe bizneset shqiptare.
Përmes kësaj inciative, qeveria shqiptare dhe institucionet financiare synojnë të ulin përdorimin e pagesave me para fizike, si dhe të rrisin përdorimin e teknologjive dixhitale.
Projekti do të zbatohet për periudhën kohore, maj-gusht 2024, në Tiranë, Dibër dhe Përmet ku janë përzgjedhur 300 persona. Gjithashtu, subjektet tregtare të përzgjedhura janë të regjistruara dhe lëshojnë faturë tatimore në përputhje me legjislacionin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Balluku: KKDM të ketë rol më aktiv te digat! Kaskada e Drinit, kryevepër arti
- Balluku inspekton kantierin e lotit 4, të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë