Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka reaguar pas vendimit të ERE për të fashën e re të energjisë për muajin nëntor dhjetor.
Në fjalën e saj nga Dibra, Ballaku theksoi se ERE miraton çmimet, por aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë.
“Shohim në media lajmin se u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne dhe për muajin e ardhshëm do të vendosim në bazë të shifrave. Kemi vënë re që shqiptarët kanë filluar kursimin. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fazën e rritjes së çmimit. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin”, tha Balluku.
Enti Rregullator i Energjisë deklaroi se për muajt nëntor-dhjetor të këtij viti, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.
Përmes një njoftimi, ERE bëri të ditur se çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatoret që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KW, do të mbetet objekt rishikimi periodik.
Ditën e djeshme, Bordi i ERE rrëzoi kërkesën e deputetes demokrate, Jorida Tabaku për heqjen e fashës 800 KW, për mungesë argumentesh.
Më 30 shtator, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të hynte në fuqi në tetor, fasha prej 800kë për konsumatorët familjarë dhe disa ditë më vonë, ERE mori vendimin.
LEXONI GJITHASHTU:
- Konfiskohen pasuri me vlerë 3 milionë euro, në pronësi të një 31-vjeçari
- ERE vendos: 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW për muajt nëntor-dhjetor