Zëvndëskryeministrja Belinda Balluku ishte të martën në zyrat e OSHEE për të inspektuar shërbimin call center në këto zyra që ka për qëllim shërbimin 24 orë për qytetarët.
Balluku bëri me dije se në call center punohet me 3 turne ditën dhe natën dhe ka 200-500 ankesa në ditë.
“Vura re se chat box ka 2600 komunikime që nga fillimi i vitit, që tregon se është një shërbim i mirëpritur dhe duhet promovuar, por call center është një shërbim më interaktiv. Nga ajo që pashë numri që keni nuk është i lehtë për t’u mbajtur mend, ndaj do procedojmë pranë AKEP për një numër 3-shifror që gjithkush ka një problem mund të lidhet direkt”, tha Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
- Futet teknologjia në bujqësi, Balluku e Denaj inspektime në Lushnjë
- Unaza e Madhe e Tiranës, Balluku: Loti i 6 gati për qarkullimin në fund të vitit