“Ky sezon turistik ka qenë ndër më të mirët, një sezon për t’u mbajtur mend”, kështu deklaroi zëvendëskryeministrja , Belinda Balluku, nga Pallati i Kongreseve në takimin vjetor për analizën e sezonit turistik veror 2024.
Ajo theksoi se, ndonëse sezoni nuk është mbyllur ende, ky vit ka shënuar rekorde. Sipas saj shifrat tregojnë se pritet që viti të mbyllet me 10.4 milionë pasagjerë në Rinas.
Balluku njoftoi gjithashtu se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe zhvillimit të turizmit malor.
“Vetëm në 9 muaj, kemi regjistruar 8 milionë e 250 mijë pasagjerë, që është 53.7% më shumë se në 2023. Krahasimet tona janë nga viti në vit, jo në periudha pesëvjeçare. Janë përpunuar gjithsej 53,120 avionë, një rritje prej 44.5% krahasuar me 2023. Parashikimet deri në fund të vitit janë 10.4 milionë pasagjerë, por jemi të sigurt se edhe kjo shifër do tejkalohet. Presim që viti të mbyllet me rreth 69 mijë fluturime. Në një ditë të vetme kemi patur 45,100 pasagjerë”, tha Balluku.
Përmbyllja e sezonit turistik veror 2024 ka shënuar rekorde të reja në flukset hyrëse dhe të ardhurat për ekonominë kombëtare dhe familjare. Në fjalën e saj, ministrja Balluku u shpreh se viti i ardhshëm do të sjellë sfida të reja për ta kthyer Shqipërinë në kampione të turizmit në Ballkan dhe një konkurrente të denjë në Mesdhe.
LEXONI GJITHASHTU:
- Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe të Tiranës: Kur pritet të përfundojë
- Punimet në tunelin e Murrizit, Balluku: Synojmë të përfundojë brenda vitit 2024
- Balluku inspektim në Vlorë: Kontrolle bizneseve pranë plazheve, shkak ndotja e detit
Po, duhet mbajtur mënd deri në sezonin tjetër, se bën vaki që ai të jetë më “për të mbajtur mënd”.