Banka e Shqipërisë ka rritur për herë të tretë brenda vitit normën bazë të interesit për lekun.
Këshilli mbikëqyrës vendosi ta rritë me dy shkallë, prej 0.5% normën e monedhës komëbëtare duke çuar interesin e tij në 1.75%, niveli më i lartë i dekadës së fundit.
Guvernatori i bankës qëndrore Gent Sejko tha se ndryshimet në politikën monetare kanë si qëllim frenimin e rritjes së çmimeve.
Banka e Shqipërisë pret një rritje më të lartë të inflacionit gjatë muajve të ardhshëm, por megjithatë projeksionet për rritjen ekonomike janë për një territor pozitiv, edhe pse më të ngadaltë se pjesa e parë e vitit.
Guvernatori Gent Sejko paralajmëroi se politika monetare do vijojë të shtrëngohet duke rritur normën e interesit.
Njëkohësisht me interesin e lekut, Banka e Shqipërisë rriti dhe interesin e depozitës dhe kredisë një ditore me 0.5%.
Qëllimi i rritjes së interesit të lekut është shtrenjtimi i kostos së parasë për të frenuar rritjen e konsumit dhe shtrenjtimin më tej të çmimeve. Kjo politikë do të rritë interesat e kredive dhe ato të depozitave të reja.
LEXONI GJITHASHTU
- Banka e Shqipërisë me humbje, për herë të parë s’do transferojë para në buxhet
- Bankat shqiptare kredi në Ukrainë, Sejko: 1 ka blerë letra me vlerë të Rusisë
- Bankat me fitim, arkëtuan 156,6 milionë euro nga interesat dhe komisionet