English

Banka e Shqipërisë “frenon” rënien e euros, zhvillohen 3 ankande për blerje valute

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Banka Qendrore ka zhvilluar 3 ankande për blerje valute në muajin tetor, me qëllimin për të ndaluar rënien e euros në kursin e këmbimit me lekun.

- Advertisement -

Ndërhyrjet janë të përmasave të vogla; blerjet janë kryer vetëm me disa banka, të cilat kanë kuotuar euron në nivele më të ulëta se bankat e tjera. Shuma e këtyre operacioneve nuk është bërë publike, megjithatë euro ka pasur tendencë për të fituar pikë gjatë këtyre ditëve dhe po këmbehet me 98.8 lekë.

Banka e Shqipërisë zhvilloi disa ankande në muajt prill-qershor, ku tërhoqi 272 milionë euro, me synimin për të rritur rezervën valutore.

Ndërkohë, krahas blerjeve me ankand, prej datës 2 maj 2024, Banka e Shqipërisë ka filluar edhe ndërhyrjet në tregun valutor në përmbushje të objektivave të politikës monetare, nëpërmjet blerjes së 137 milionë eurove.

Ndërhyrjet nuk kanë dhënë efekt të fortë në kursin, i cili e lë euron në kuota nën 100 lekë prej disa muajsh, megjithatë guvernatori është shprehur se Banka ka marrë masa për stimulimin e pagesave në lekë brenda vendit, për të dekurajuar transaksionet në euro.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?