English

Banka Qendrore Evropiane, 740 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Banka Qendrore Evropiane ka hartuar një paketë financiare prej 750 miliardë eurosh për të lehtësuar impaktin e epidemisë së coronavirusit.

- Advertisement -

Përmes shumës në fjalë, Banka Qendrore Evropiane do të blejë borxhet e qeverive dhe kompanive në mbarë eurozonën, përfshirë ato nga vendet problematike si Greqia dhe Italia.

Skema për blerjen e borxheve do të jetë e përkohshme dhe do të përfundojë kur Banka Qendrore Evropiane të gjykojë se faza e krizës së coronavirusit ka marrë fund, por gjithësesi jo më herët se sa fundi i vitit.

Duke njoftuar lëvizjen, presidentja e Bankës Kristin Lagard tha se banka do të bëjë gjithçka për të mbështetur euron në këto kohëra të jashtëzakonshme.

“Kohët e vështira kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Nuk ka kufij për angazhimin tonë ndaj euros. Ne jemi të vendosur të përdorim të gjithë potencialin e mjeteve tona brenda mandatit tonë”, deklaroi Lagard.

Në ditët e fundit Banka Qendrore Evropiane është kritikuar se nuk ka bërë sa duhet për të mbështetur eurozonën krahasuar me lëvizjet e ndërmarra nga Rezerva Federale amerikane.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?