English

Banorët e Komanit bllokojnë tunelin pas sekuestrimit të mjeteve të tyre lundruese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Banorët e Komanit kanë bllokuar mëngjesin e së shtunës tunelin hyrës për në Koman në shenjë proteste pas bllokimit të mjeteve të tyre lundruese.

- Advertisement -

Të mërkurën policia e shtetit filloi me zbatimin e planit të koduar “Lundrimi i sigurt”, ndërsa u sekuestruan në liqenin e Komanit disa mjete lundruese të cilat përdoreshin për transport turistësh, por dhe për lëvizjen e banorëve të Komanit në drejtim të banesave të tyre.

Pas këtij aksioni banorët e Komanit dhe drejtuesit e bizneseve në luginën e Shalës protestuan në hyrje të bashkisë së Vaut të Dejës dhe kërkuan të priteshin nga kryetari i bashkisë Kristjan Shkreli.

Banorët shprehën shqetësimet e tyre duke theksuar se një aksion i tillë po dëmton shumë turizmin në luginën e Shalës.

Në përmbyllje Shkreli premtoi mbështetje maksimale për banorët ndërsa tha se mjetet e konfiskuara do u kthehen pronarëve.

Ky nuk është aksioni i parë në liqenin e Komanit pasi dhe 2 javë më parë u konfiskua nga policia e shtetit 1 traget dhe 10 mjete të tjera lundrimi artizanale ndërsa poseduesit e mjeteve u ndëshkuan me gjobë në vlerën 10 mijë lekë të reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×