Banorët e fshatit Mitholz në Alpet Bernese në Zvicër do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për plot 10 vite për shkak të një operacioni të ndërmarrë për të pastruar një depo municioni të vjetër që përmban 3.500 ton municion dhe eksploziv.
Përgatitjet për operacionin do të zgjasin një dekadë, ndërsa shpenzimet pritet të shkojnë në mbi një miliard franga, bëri me dije Ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd.
Planet për pastrimin e fshatit vijnë pas një raporti nga Zyra Federale Mjedisin i përfunduar vitin që nxori në pah se 3.500 ton municion dhe eksploziv të ruajtura në nëntokë paraqesin një rrezik më të madh nga sa supozohej më parë.
“Ne dimë shumë pak për planin, sidomos ku ndodhen municionet, në cilat kushte janë dhe si do të reagojnë kur ne të punojmë me to”, thotë Hanspeter Aellig.
Ministria e Mbrojtjes thotë se, asnjëherë më parë nuk është pastruar një rezervë e tillë e armëve në kushte kaq të vështira.
Për shembull formimi shkëmbor i cili mbulon rezervat është i paqëndrueshëm dhe mund të hiqet vetëm në shtresa; ndërsa gjithashtu mund të duhet të ndërtohet një rrugë e re për të siguruar që qytetet e Kandersteg dhe komuna e Kandergrund të mbeten të lidhura.
Ndërkohë, rreth 170 banorë të fshatit duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për të lehtësuar pastrimin, dhe do të kthehen në vitin 2031, kur të përfundojnë punimet.
Një plan emergjence për të mbuluar të gjithë zonën me gur dhe groposjen e municioneve mbetet një opsion, por nuk është as zgjedhja e preferuar e autoriteteve dhe as e banorëve, të cilët nuk dëshirojnë të largohen. Një dhuratë toksike për pasardhësit, e konsideroi menaxheri i projektit Hanspeter Aellig.