English

Banorët e Rinasit sërish në protestë, bllokojnë rrugën për në aeroport

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për të tretën ditë radhazi, banorët fshatrave afër zonës së Rinasit janë duke protestuar për vendimin e ARRSH-së për lëvizjen e mjeteve me një sens drejtimi drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm ata kanë bllokuar rrugën duke u ulur në të. Mes protestuesve ka edhe fëmijë.

Banorët kërkojnë anulimin e vendimit, pasi shprehen se po bëjnë më shumë kilometra rrugë për të shkuar në punë dhe se fëmijët detyrohen të udhëtojnë më gjatë për të shkuar në shkollë.

Lëvizja e makinave drejt aeroportit pas vendimit të ARRSH-së:

Për të shkuar drejt aeroportit të Rinasit, mjetet duhet të ndjekin rrugën Qafë Kashar- Rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit e deri në Ahmetaq.

Ndërsa për t’u kthyer, do të ndjekin rrugën Ahmetaq, Vorë – Qafë Kashar. Për mjetet që vijnë nga veriu për në drejtim të Rinasit, do duhet të ndjekin itinerarin Fushë Krujë – Vorë – Qafë Kashar dhe aeroport.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×