English

Banorët e Rinasit të vendosur për protestë: Na detyrojmë të udhëtojmë më gjatë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhjetëra banorë të zonës rreth Rinasit kanë bllokuar rrugën për në aeroport, pasi kundërshtojnë vendimin e ARRSH-së.

- Advertisement -

Ata shprehen se u duhet të bëjmë shumë kilometra për të shkuar në punë apo shkollë, pasi rruga është me një sens lëvizje.

“Jo nuk kemi qenë në dijeni të këtij vendimi. U dha njoftimi në televizor dhe në darkë pamë polici gjithandej. Unë e kam punën 1 km larg, ndërkohë po më detyrojnë të udhëtoj më gjatë. Po shkoj në këmbë në punë”, u shpreh një banor.

Ndërsa një tjetër tha se ky aks është bërë i rrezikshëm për banorët, pasi makinat po ecin me shumë shpejtësi dhe nuk ka as torturuare, ku qytetarët të ecin në këmbë.

Dhjetëra banorë janë duke protestuar mëngjesin e sotëm, të cilët kanë bllokuar rrugën duke krijuar edhe trafik në këtë aks. Në vendngjarje ndodhen forca të shuma policie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?