Një banore pranë uzinës në Poliçan tregoi për Euronews Albania se dy djemtë çek u kapën brenda depos së armatimit duke fotografuar.
Ajo tha se tunelet janë gjithmonë të ruajtur dhe dyshon se çekët që kanë hyrë brenda kanë hequr drynin. Bashkëjetueset e tyre, sipas informacioneve të policisë, u gjetën pak metra larg uzinës.
Zonja Shqipe tha se çekët kanë hequr drynin dhe ekziston mundësia që gjatë kohës kur kanë hyrë brenda tuneleve ushtarët nuk kanë qenë prezent.
Ajo shtoi gjithashtu se janë të shumtë turistët që vijnë afër shkallëve të uzinës, por është e vështirë të hyjnë brenda.
Banorja u shpreh se lajmet nuk janë shqetësuese sepse brenda uzinës nuk ka asgjë, por ngjarja e Gramshit që ndodhi në të njëjtën kohë është dyshuese.
LEXONI GJITHASHTU: