English

Barcelona bie në Mestalla, katalanasit mposhtën 2:0 nga Valencia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Barcelona pësoi humbjen e parë nën drejtimin e trajnerit Kike Setien. Katalanasit u mposhtën 2-0 nga Valencia në transfertë.

- Advertisement -

Në fakt, po t’u hedhësh një sy statistikave të ndeshjes, Barcelona pati kontrollin e topit për pjesën më të madhe të kohës, por me sa duket Setien duhet të punojë më shumë për të finalizuar aksionet pasi futbolli në fund matet me rezultat.

Valencia u tregua më e saktë para portës dhe mori një trepikësh mjaft të rëndësishëm.

Madje, rezultati do kishte qenë më i thellë në rast se Gomez do kishte shënuar nga pika e bardhë në minutën e 12-të.

Ky hap fals i Barcelonës mund të shërbejë si një asist për Realin e Madridit, që luan të dielën në transfertën e Valladolid.

Në rast suksesi madrilenët do ngjiteshin në vendin e parë me 3 pikë me shumë se katalanasit

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?