Barcelona arriti një fitore shumë të vështirë përballë Betis me rezultatin 3-2. Katalanasit e panë dy herë veten në disavantazh por arritën që të reagonin si duhet në të dyja rastet dhe në fund ja dolën që të siguronin tre pikë mjaft të rëndësishme.
Pas këtij suksesi diferenca me Real Madrid që ndodhet në vendin e parë ngushtohet sërish në tre pikë. Madrilenët mposhtën 4-1 në transfertë Osasunan.
Aktualisht, pas 23 javë kampionat, Real Madrid kryeson me 52 pikë kurse Barcelona renditet në vendin e dytë me tri pikë më pak. Në vend të tretë qëndron surpriza e deritanishme, Getafe.
Vetëm pas tri javësh, Real dhe Barcelona do të matin forcat përmballë njëra-tjetrës në Madrid, në një ndeshje që do të luhet më 1 mars.