Policia spanjolle ka arrestuar dy persona që kanë përplasur makinën brenda mjediseve të aeroportit të Barcelonës por pa dëmtuar njeri.
Sipas zyrtarëve, dy të dyshuarit mendohet se janë shqiptarë.
Aeroporti i Barcelonës është i boshatisur, ashtu si gjithë aeroportet e tjera në Spanjë, për shkak të vetëizolimit që është urdhëruar nga qeveria për të ndaluar përhapjen e coronavirusit.
Ekspertët e lëndëve shpërthyese bënë kontrollet përkatëse dhe nuk gjetën asgjë në makinë.
Policia rajonale e Barcelonës postoi foton e një makine gri brenda terminalit, e cila i kishte të gjitha dyert hapur.
Brenda duken oficerët me qenin shoqërues, duke kontrolluar makinën.
“Kur u arrestuan, ata bënë thirrje të natyrës islamike, por ende nuk dihet se ç’qëllime kishin”, ka thënë shefi i policisë rajonale në një konferencë për shtyp.