English

Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, Sefa: Nuk ka të drejtë, s’është kompetencë e tij

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, njoftoi këtë të martë vendimin e marrë prej tij për të mbledhur ditën e enjte Këshillin Kombëtar të PD.

- Advertisement -

I ftuar në Euronews Albania, Sekretari për Çështjet Ligjore, në Partinë Demokratike Indrit Stefa, tha se një vendim i tillë është nul, pasi në asnjë nen të statutit Sekretari i Përgjithshëm nuk ka të drejtë të mbledh Këshillin Kombëtar.

Madje ai shtoi se në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur në 18 korrik është vendosur që Bardhit t’i merret vula e Partisë Demokratike.

“Me çfarë kompetence e ka thirrur zoti Bardhi? Lexoni statutin dhe më thoni në cilën dipozitë thuhet se Sektretari i Përgjithshëm ka të drejtë të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Sekretari nuk e mbledh Këshillin Kombëtar. Për t’u mbledhur Këshilli Kombëtar duhet që ¼ e anëtarëve t’i dërgojë kërkesë Kryesisë për t’u mbledhur Këshilli Kombëtar. Kryesia shqyrton kërkesën shikon nëse janë anëtarë të Këshillit dhe nëse janë të tillë miraton datën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar”, tha Sefa.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?