English

Bardhi prezanton 4 prioritetet e PD-së në sesionin e ri parlamentar

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në fjalën e mbajtur ne Kuvend, në nisjen e sesionit te ri, listoi katër prioritete të Partisë Demokratike.

- Advertisement -

Sipas tij, Kuvendi duhet ta niste këtë sesion të ri duke u dhënë prioritet nismave që ka propozuar opozita; reformën zgjedhore, rritjen e pensionit minimal në 300 euro, ligjin për caktimin e minimumit jetik dhe mbështetjen ndaj bujqësisë.

“Nuk është vetëm opozita që ngre shqetësimin për varfërinë dhe përkeqësimin e jetesës së shqiptarëve! Është Fondi Monetar Ndërkombëtar që thekson se 30 % e familjeve shqiptare janë në vështirësi për të garantuar bukën  e përditshme. Janë raportet ndërkombëtare të cilat theksojnë se më shumë se 35% e familjeve shqiptare nuk  kanë mundësi të paguajnë dritat dhe ujin. Është Raporti i UNICEF që thotë se 47% e fëmijëve shqiptarë nuk ushqehen siç duhet. Dhe këto janë shifra që duhet të na alarmojnë të gjithë bashkë. Ky duhet të jetë fokusi i këtij Kuvendi, kjo duhet të jetë puna jonë e përditshme, pa ndasi, pa retorikë, pa propagandë. Prandaj do të duhej të ishte në nderin e këtij Kuvendi, ta niste këtë sesion të ri duke u dhënë prioritet të paktën tre nismave që ka propozuar opozita:

  1. Ligjit për përcaktimin e minimumit jetik;
  2. Rritjes së pensioneve;
  3. Financimit të sektorit të bujqësisë.

Këtu duhet të fokusohemi ne. Ky duhet të ishte fokusi i këtij Kuvendi, jo klientelizmi, jo lufta ndaj qytetarëve, jo varfërimi i tyre dhe pasurimi i një grushti afër Edi Ramës, që e kanë kthyer vendin në plaçkë korrupsioni”, tha mes të tjerash Bardhi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Si e komentoni dënimin e Ervin Salianjit me 1 vit burg?