English

Bardhi thirrje nga Fieri për pjesëmarrje në protestë: T’i tregojmë Ramës…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi nga Fieri iu ka bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së 7 tetorit.

- Advertisement -

Drejtues politik i qarkut të Fierit për PD, Bardhi zhvilloi takime në Libofsh të Fierit ku sic tha mori bindjen se qytetarët janë më të vendosur se kurrë për ti rrëzuar qeverinë e Ramës

“Takimet në Rreth Libofsh të Fierit, për t’i bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e të hënës, ishin një mundësi e mirë të mësuar edhe më shumë arsye që kanë qytetarët e qarkut Fier për të mos pranuar t’i nënshtrohen padrejtësive. Si asnjëherë më parë qytetarët janë të vendosur se ka ardhur koha për t’i treguar Edi Ramës se boll është boll. 12 vjet janë shumë kohë e humbur. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit. Është detyrë dhe mision i çdo qytetari të ndershëm që të reagojë ndaj tentativës së Partisë Socialiste për të zhbërë shtetin ligjor, dhe për të instaluar shtetin personal të Edi Ramës”, shkroi Bardhi në rrjetet sociale.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?