English

Bardhok Pllanaj në listën e OFL-së, formulari i dorëzohet edhe të dënuarit për drogë në Gjermani

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bardhok Pllanaj është emri i njohur i radhës i skeduar nga Operacioni Forca e Ligjit. I njohur në veri të vendit si personazh me lidhje politike që i ka shpëtuar drejtësisë, ai duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

- Advertisement -

Pllanaj rezulton i dënuar në Belgjikë për trafik të qenieve njerëzore, ndërsa në 2018-n, ai u vu në prangat e policisë për shkak se kishte ndërtuar një pallat 10-katësh, pa leje, në lagjen Dobraç, me vlerë rreth 2 milionë euro, që në atë kohë u vu nën sekuestro.

Subjekti i dytë, i cili të hënën u njoh me kërkesën për deklarimin e pasurisë është Alberto Lame, i njohur edhe me mbiemrin Koschiek.  Ai rezulton i dënuar në Gjermani në fushën e lëndëve narkotike.

“Theksojmë se të gjithë personat të cilëve iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve  të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar të gjithë pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat sipas përcaktimit në aktin normativ  nr. 1 , të datës 31 janar 2020”, – thuhet në njoftimin e OFL.

Një javë pas fillimit të punës, Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar kërkesë me shkrim për të justifikuar pasurinë e tyre 9 shtetasve, mes tyre personazhe të njohur si Lulzim Berisha, Ardian Çapja, Plarent Dervishajt, Suel Çeles dhe Dashamir Gjokës. Këtij të fundit, forcat e policisë i kanë sekuestruar dhe një makinë të blinduar në operacionin e ditës së shtunë, ku gjithsej u sekuestruan 3 te tilla.

Po ashtu Operacioni Forca e Ligjit, që pas aktit normativ kanë sekuestruar një sërë pasurish si hotele, banesa, toka dhe automjete pasi dyshohet që personat qe i zotëronin i kanë përfituar pas aktiviteteve të tyre kriminale.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?