English

Basha i përgjigjet thirrjes së Presidentit Meta për 2 marsin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deri tani nuk kishte shprehur qëndrimin lidhur me thirrjen e Presidentit, Ilir Meta për tubim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më 2 mars, për të parandaluar atë që ai e cilëson “grusht shteti”.

- Advertisement -

Në një reagim të bërë të dielën në rrjetet sociale, z. Basha shprehet se, “duhet t’i përgjigjemi çdo thirrje në mbrojtje Kushtetutës dhe funksionimin demokratik të institucioneve të pavarura. Prandaj unë e mbështes tubimin e thirrur nga Presidenti për Kushtetutën!”

“Kapja e Gjykatës Kushtetuese do të thotë asgjësim i të drejtave dhe lirive të çdo qytetari. Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të kthehet 30 vite prapa. Thirrja e Presidentit nuk është për partitë politike, apo për të djathtët apo të majtët, por për qytetarët shqiptarë që të mbrojnë themelin e demokracisë që është Kushtetuta”, deklaron kreu i PD.

Më pas, z. Basha bën thirrje për zgjedhje të parakohshme si mënyrë e vetme për të dalë nga kriza politike dhe Kushtetuese ku gjendet Shqipërisë.

“Kudo ku shkoj dhe këdo që takoj, kërkesa kryesore e qytetarëve është të kenë një Qeveri të zgjedhur prej tyre dhe që kujdeset për ta, që i dëgjon dhe që është e ndershme me ta. Unë dhe opozita kemi qenë dhe jemi fare të qartë: Kushtetuta ka rënë, asaj i ka mbetur vetëm kapaku! Prandaj na duhet një zgjidhje politike për ta futur Shqipërinë në rrugën e duhur”, përfundoi lideri i opozitës.

Prej disa javësh, Presidenti i Republikës ka denoncuar se mazhoranca po tenton të kapë Gjykatën Kushtetuese duke i marrë kompetencat kreut të Shtetit. Për përplasjet mes Parlamentit dhe Presidentit, për emërimet në këtë gjykatë, pritet që Komisioni i Venecias të shprehet me opinion më 20 mars.

Ndërkohë për datën 2 mars, Ilir Meta ka paralajmëruar se do të firmosë “dekretin e parë për parandalimin e grushtit të shteti” ndaj reformës në drejtësi. Ende nuk dihet nëse ky paralajmërim bën fjalë për firmosjen e dekretit për shpërndarjen e Parlamentit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?