English

Basha: Instituti Albanologjik, 1 nga pronat publike që synohet t’i jepet oligarkëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur sot për ligjin që kalon pronat publike tek privati dhe që u miratua dje në Kuvend me votat e mazhorancës.

- Advertisement -

Basha e quajti këtë si një ligj të porositur nga oligarkët që duan të marrin pronat publike dhe një prej tyre që sipas tij synojnë, është Instituti Albanologjik i Tiranës.

Ai tha gjithashtu se interesat e personave të shpallur ‘non grata’ për arsye të krimit të organizuar, synojnë këtë pronë përmes këtij ligji.

“Indiciet fillestare të marra përmes denoncimeve që vijnë në Partinë Demokratike, tregojnë se interesat e personave të shpallur non grata për arsye të krimit të organizuar dhe influencimit dhe korruptimit të zgjedhjeve, i kanë vënë sytë Institutit Albanologjik të Tiranës. Kjo është një nga mijëra pronat që bie nën këtë ligj dhe që po synohet përmes këtij ligji.

Megjithatë ne, bashkë me departamentin Anti-Korrupsion, me departamentin tonë juridik po bëjmë analizën e plotë. E sigurt të jetë që në momentin e parë që të kemi diçka si me thënë është përtej dyshimit, këtë do ta bëjmë publike dhe do ta çojmë aty ku duhet çuar në SPAK” – tha Basha në konferencën për mediat.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?