English

Basha: Qeveria të shtojë urgjentisht numrin e testimeve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilëson të gabuar strategjinë që po ndjek qeverisë për të kryer pak testime për COVID-19. Sipas z. Basha, numri i vogël i testimeve fsheh rastet e të infektuarve si dhe do të bëjë që karantina të zgjasë sa më gjatë.

- Advertisement -

“Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët. Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit”, tha kreu i PD.

“Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike. Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike. Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë”, shtoi z. Basha.

Lidhur me kritikat e vazhdueshme ndaj qeverisë për të kryer pak teste, Kryeministri, Edi Rama është përgjigjur se testimet po kryhen për personat e dyshuar si të infektuar dhe se po ndiqen rekomandimet e OBSH-së. Zyrtarisht nuk dihet se sa numër testesh ka Shqipëria në dispozicion.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?