English

Basha thirrje deputetëve të PD: Ju kërkoj të refuzoni rimbylljen e listave zgjedhore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se ka një pakt mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha për të mbajtur listat e mbyllura, madje sipas tij për t’i mbyllur plotësisht.

- Advertisement -

Komentet Basha i bëri në një deklaratë për mediat, ku tha se mos hapja e listave i intereson Ramës e Berishës për të konsoliduar kontrollin mbi vartësit e tyre.

Basha gjithashtu u bëri thirrje deputetëve të PD-së, që në emër të votës që kanë marrë nga demokratët, të refuzojnë rimbylljen e plotë të listave.

“Ne kemi kërkuar hapjen e plotë të listave. Të gjithë e keni parë si u shpërdorua kërkesa jonë për hapjen e listave. Kërkesa jonë për hapjen e listave, për të bërë një hapje sa për sy e faqe, një gjasme hapje që në fakt ruante një të tretën e listës si monopol të kryetarëve të partive dhe vendosi një prag prej 10 mijë votash për pjesën tjetër të listës.

Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar dhe e ka quajtur antikushtetuese këtë stikulim të kodit zgjedhor, të kaluar në atë kohë nga Edi Rama dhe njerëzit e tij në Parlament.

Dyshja e tangos ka mbyllur, apo sipas informacioneve ka mbyllur pazarin që ditën e premte, me sebepe të neveritshme të bashkojnë votat për të kaluar jashtë  vëmendjes së publikut këtë atentat kushtetues, që së pari i shërben Ramës dhe Berishës, të konsolidojnë kontrollin mbi vartësin e tyre.

Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur. Një pjesë prej jush e ka kapur ankthi i konkurrencës me lista të hapura. Ku kërkoj sot në emër te votes të keni marrë 3 vite më parë që te refuzoni rimbylljen e listave”, tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?