English

Bashkërendim në politikën e jashtme, Albin Kurti i dërgon letër urgjente Hashim Thaçit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër Presidentit të vendit Hashim Thaçit, duke kërkuar një takim gjatë ditës së sotme, në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet rreth politikës së jashtme.

- Advertisement -

“Duke parë që shteti me të cilin ne dëshirojmë të dialogojmë është I unifikuar me qëndrime të dëmshme karshi shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, për këtë, por jo vetëm për këtë arsye, prezantimi I Republikës duhet të jetë I njëzëshëm,”, shkruan Kurti në letrën e tij.

Ai thekson që dallimet mes tyre duhet të mbesin brenda vendit nëmënyrë që të mos ndikojnë kur të përfaqësohet jashtë Kosovës. Ndërkohë paraprakisht Presidenti Thaçi, i ka kërkuar Kuvendit të Kosovës për të thirrur një seancë, sot nga ora 16, që të informojë deputetët lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pos zyrtarëve të lartë amerikanë u takua dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kryeministri, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ishte në dijeni për takimin e presidentit Thaçi me atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Uashington, ndërkohë e ka cilësuar si “dështim të dobishëm” faktin që nuk ka marrëveshje mes dy presidentëve.

“Unë nuk kam qenë në dijeni për këtë takim, vetëm jam në dijeni që është I interesuar të vijë në Kuvendin e Republikës, besoj që para se të shkojë është dashur të jetë në Kuvendin e Republikës, para se të shkojë është dashur të vijë te kryeministri i ri i Republikës së Kosovës në mënyrë që të diskutojmë dhe dakordohemi për politikën e jashtme. Ne duhet ta kemi një politikë të unifikuar të jashtme si Republikë e Kosovës. Është gabim që nuk ka ardhur në institucionet tona para se të provojë të bëjë dakordime me presidentin e Serbisë.”, tha Albin  Kurtin.

Kohëve të fundit janë intensifikuar përpjekjet e SHBA-ve për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë mbrëmë Shtëpia e Bardhë ka publikuar edhe foto zyrtare nga takimi mes Thaçit dhe Vuçiç.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?