English

Bashkia Tiranë nis dezinfektimin e kopshteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme që u mbajt sot nga qeveria, në të cilën kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e shkollave për dy javë, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njoftoi se ka nisur dezinfektimi i kopshteve dhe çerdheve.

- Advertisement -

Veliaj tha se njoftimi i qeverisë për mbylljen e shkollave vlen edhe për kopshtet e çerdhet, ndaj bashkia e kryeqytetit ka marrë masa që të dezinfektohen mjediset ku mbahen fëmijët.

Megjithatë, kryebashkiaku e bëri të qartë se nuk ka vend për panik mes prindërve, pasi fëmijët nuk janë të rrezikuar për infeksion, por mund të jenë mbartës e ta kalojnë te të tjerët.

“Vendimi për shkollat vlen dhe për kopshtet e çerdhet. Dhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës e të infektojnë më pas gjyshërit e tyre, që janë më vulnerabël”, tha kryebashkiaku në rrjete shoqërore.

“Ndërkohë po vijojmë me dezinfektimet që të jemi gati kurdo që të vendoset rihapja”, shtoi  Veliaj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?