English

Bashkimi Europian shton lëvizjet për zgjerim, kreu i KE-së Charles Michel vjen sot në Tiranë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, pritet të zhvillojë këtë të premte një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kjo vizitë e kreut të Këshillit vjen një javë pas asaj të Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

- Advertisement -

Ky i fundit deklaroi në një intervistë ekskluzive me “Ilva Now” në Euronews Albania se Shqipëria duhet të punojë në thellimin e reformave. Gazetarja dhe drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare pyeti në intervistë Komisionerin për Zgjerim se çfarë duhet të bëjë më shumë Shqipëria që të gjejë “çelësin” për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, për këtë çështje, Oliver Varhelyi u përgjigj:

Më e rëndësishme për Shqipërinë tani është që të vazhdojë me procesin e reformave dhe të angazhohet plotësisht me shtetet anëtare për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me reformat. Pra jo thjesht që të hartohen ligjet, por edhe zbatimi i këtyre reformave dhe ligjeve”-tha z. Oliver Varhelyi.

Pas Tiranës, Charles Michel do të shkojë edhe në Shkup ku do të takohet me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski. Janari dhe shkurti janë muaj të rëndësishëm për institucionet e Bashkimit Europian dhe vendet kandidate.

Ndërkohë në Bruksel po përgatitet metodologjia e re e zgjerimit, e vendosur si kusht nga Franca për të miratuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?