English

Bashkitë do të paguajnë 620 mijë € për mbetjet në inceneratorin e Fierit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Më 15 maj punëtorët e inceneratorit të Fierit do të marrin pagat e prapambetura.

- Advertisement -

Burime zyrtare për Euronews Albania thanë se është arritur një marrëveshje mes Bashkisë së Fierit, Lushnjës, Patosit dhe Roskovecit që të paguajnë një tarifë për mbetjet që depozitohen pranë tij.

Drejtoria e Administrimit të Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka vendosur një tarifë 10,37 euro për ton, e cila mbulon kostot operative të depozitimit dhe kapsulimit të plehrave.

Qarku i Fierit gjeneron afërsisht 60 mijë ton mbetje në vit, dhe depozitimi i plehrave do t’u kushtojë 4 bashkive në total 620 mijë euro.

Me këto para do të paguhen pagat, shpenzimet e mjeteve që punojnë, karburanti dhe energjia me ujin.

Burimet thanë se impianti i djegies së plehrave nuk punon, dhe aktualisht në punë është vetëm landfilli.

Përpara sekuestrimit të inceneratorit, pronarët e tyre kanë lejuar bashkitë që të dërgojnë plehrat pa pagesë, ndërsa pas sekuestrimit të objektit ka pasur vështirësi financiare pasi nuk askush nga njësitë vendore nuk paguante.

Punëtorët e impiantit të Fierit kanë protestuar një ditë më parë pasi nuk kanë marrë 4 paga të këtij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?