Të gjitha bashkitë në vend, kanë mbledhur deri në muajin shtator 34 miliardë. Kjo shumë është rreth 50% më e lartë se të ardhurat e mbledhura në vitin 2022.
Për Ministrinë së Financave, në pjesën me të madhe të bashkive, vihet re një ecuri pozitive, për shkak të administrimit fiskal dhe masave shtrënguese në vjeljen e taksave dhe tarifave.
Këtë vit, vetëm bashkia e Tiranës ka mbledhur 20 miliardë lekë, me rritje vjetore 67%, ndërkohë që 60 bashkitë e tjera, kanë grumbulluar 14 miliardë lekë ose 30% me tepër se 9 mujori 2023.
Nga ana tjetër, për 9 muaj, njësitë vendore kanë shpenzuar 49 mld lekë, me rritje 3 mld lekë. Me këtë rritje të moderuar, gjysma e parave ka shkuar për personelin, ndërsa për investimet shpenzimi është më i ulët. Vetëm bashkia Tiranë ka shpenzuar 15 miliardë lekë këtë vit, ndërsa 60 njësitë e tjera vendore kanë shpenzuar 34 mld lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bujqësia nuk njeh më rritje, edhe blegtoria në krizë
- Ndahen 32 mln euro për fermerët dhe blegtorët, shpallen fituesit