English

Haxhiu: Euronews dhe “Barometri” kanë prekur pikën më kritike për opinionin publik

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Analisti politik Baton Haxhiu ka bërë një analizë të gjatë të sondazhit të radhës të publikuar nga Barometri në Euronews Albania, ku u pasqyrua besimi i shqiptarëve tek Prokuroria e Posaçme.

- Advertisement -

Analisti politik Baton Haxhiu ka bërë një analizë të gjatë të sondazhit të radhës të publikuar nga Barometri në Euronews Albania, ku u pasqyrua besimi i shqiptarëve tek Prokuroria e Posaçme.

Barometri tregoi një rritje të besimit të qytetarëve ndaj SPAK, duke e ngritur mbështetjen në pikën më të lartë që ka patur ndonjëherë ky institucion.

Në shkrimin e tij, Haxhiu analizon dhe ndikimin që ka patur arrestimi i Veliaj në preceptimin e përgjithshëm të qytetarëve ndaj SPAK, por dhe brenda mbështetësve të forcave kryesore politike.

SHKRIMI I PLOTË:

Sondazhi i djeshëm i “Barometrit”, i prezantuar në Euronews ka prekur pikën më të ndjeshme në opinionin publik.

Euronews dhe “Barometri” kanë prekur pikën më kritike për opinionin publik, në radhë të parë për të kuptuar qartë ndikimin e arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në opinionin publik dhe të votuesi në veçanti.

Objektivi kryesor është matja e ndryshimeve në besimin e qytetarëve tek Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) pas kësaj ngjarjeje, si dhe analiza e ndikimit të saj në perceptimin e publikut ndaj qeverisë dhe opozitës.

Për këtë qëllim, sondazhi shtroi disa pyetje kryesore, duke përfshirë nëse besimi i publikut tek SPAK është rritur apo ulur pas arrestimit dhe çfarë efekti ka kjo ngjarje në perceptimin e përgjithshëm ndaj qeverisë dhe opozitës. Nëpërmjet rezultateve të sondazhit synohet të kuptohet më mirë efekti i kësaj ngjarjeje në opinionin publik. Rezultatet e sondazhit pasqyrojnë tendencat e qëndrimeve të qytetarëve lidhur me SPAK, qeverinë dhe opozitën pas këtij zhvillimi.

 Analizë e Sondazhit (Barometri – Mars 2025)

Institucionet ndërkombëtare (SHBA, BE) dhe SPAK gëzojnë më shumë besim se institucionet politike shqiptare.

Besimi tek SPAK është rritur ndjeshëm, por vlerësimi pozitiv varet nga orientimi politik.

Qeveria perceptohet si mbështetëse e SPAK, por jo pa skepticizëm.

Arrestimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës pritet të ndikojë negativisht PS-në në zgjedhjet e 11 Majit, me PD që shihet si përfituesja kryesore.

Një numër i madh qytetarësh besojnë se qeveria nuk mund ta pengojë SPAK-un, por mbetet një pjesë e konsiderueshme skeptikësh.

A do të ndikojë rritja e besimit tek SPAK në përkrahjen e qytetarëve për partitë tradicionale, apo do të krijojë hapësirë për forca të reja politike, që për momentin është shumë vonë sepse ka vetëm dy muaj para zgjedhjeve.

Besimi tek institucionet

Meqë SPAK-un do ta analizojmë më poshtë, kur janë në pyetje institucionet, edhe pse kemi një President të ri Amerikan, Institucioni më i besuar është Ambasada e SHBA-ve (52.1%), e ndjekur nga Delegacioni i BE-së (50.9%).

Institucionet me më pak besim janë partitë politike (13.1%) dhe Parlamenti (18.7%), duke konfirmuar skepticizmin e qytetarëve ndaj klasës politike. Policia (38.4%) dhe Gjykatat (30.7%) gjithashtu kanë nivele të ulëta besimi, një reflektim i vazhdueshëm i dyshimeve mbi integritetin e sistemit të drejtësisë.

Besimi tek pushteti lokal është shumë i ulët (20.7%), një shenjë se qytetarët nuk janë të kënaqur me drejtimin vendor të politikës.

Vlerësimi i punës së SPAK

Në Shkurt 2025, kur është bërë matja me 1600 respodentë, 70.7% e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK, një rritje e ndjeshme nga nivelet e mëparshme (52.1% në Nëntor 2022). Vlerësimi pozitiv ka qenë në rritje të vazhdueshme, duke arritur një kulm në Shkurt 2025. Në të kundërt, vetëm 20.3% e vlerësojnë negativisht, ndërsa pjesa tjetër mbetet neutrale ose nuk përgjigjet.

Votuesit e PS (74.9%) janë më të prirur të vlerësojnë pozitivisht SPAK-un, ndoshta për shkak të retorikës së qeverisë mbi luftën kundër korrupsionit. Votuesit e PD (43.8%) dhe LSI (28.8%) janë më skeptikë, ndoshta për shkak të goditjeve që kanë pësuar figura nga opozita.

Të paidentifikuarit (66.9%) gjithashtu kanë një perceptim pozitiv për SPAK, që tregon se edhe një pjesë e qytetarëve apolitikë e mbështesin punën e tij.

53.9% e qytetarëve mendojnë se qeveria e mbështet SPAK-un, por një përqindje e madhe (34%) mendon të kundërtën. Në krahasim me muajin e kaluar, ka një rënie në perceptimin se qeveria e mbështet SPAK-un (nga 67.7% në 53.9%), një sinjal që mund të lidhet me përplasjet politike.

Vetëm 13% e qytetarëve mendojnë se opozita e mbështet SPAK-un, ndërsa 57.1% besojnë se ajo nuk e mbështet. Ky perceptim ka mbetur pothuajse i pandryshuar nga muaji i kaluar.

Ka një ndryshim të vogël në perceptimin për qeverinë, por jo për opozitën, duke sugjeruar që retorika e mazhorancës mund të ketë ndikuar tek opinioni publik

 A mundet qeveria ta pengojë SPAK-un?

56.9% e qytetarëve besojnë se qeveria nuk mund ta pengojë SPAK-un, ndërsa 30.3% mendojnë se mundet.

Kjo përqindje ndryshon në bazë të orientimit politik. Votuesit e PS (68.6%) besojnë se qeveria nuk mund ta pengojë SPAK-un. Votuesit e PD (46.9%) dhe LSI (43.3%) janë më të dyshimtë, me një pjesë që beson se qeveria mund të ndikojë punën e SPAK.

Në përgjithësi, perceptimi është se SPAK ka pavarësi, por një pjesë e mirë e votuesve të opozitës nuk e shohin të tillë.

Ndikimi i arrestimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet e 11 Majit

52.5% e qytetarëve besojnë se arrestimi do të ketë një ndikim negativ për PS, ndërsa vetëm 10.1% mendojnë se do të ketë një ndikim pozitiv.

Votuesit e PS janë më të ndarë. 42.9% mendojnë se do të ketë ndikim negativ, ndërsa 41% besojnë se do të jetë neutral.

Konstatimi kryesor duhet nxjerrë jashtë pyetjes së sondazhit por shihet qartë se cila parti do të përfitojë nga kjo ngjarje?

42.8% e qytetarëve mendojnë se PD do të përfitojë nga arrestimi. 7% besojnë se PS do të përfitojë, që tregon se disa qytetarë mund ta shohin këtë si një veprim të pastër për pastrimin e radhëve të partisë. Një numër i madh (28.2%) besojnë se nuk do të përfitojë asnjë parti.

Përqindja e atyre që besojnë se PS do të përfitojë është shumë më e ulët se ata që besojnë se PD do të marrë avantazh, gjë që tregon një dëm të konsiderueshëm për PS në zgjedhjet e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?