English

Bavari, banorët hipin në çati e këndojnë në shenjë solidariteti për italianët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Banorët e Bambergut, në Bavari të Gjermanisë, dolën mbi ballkone dhe u ngjitën mbi çatitë e ndërtesave për të kënduar “O Bella Ciao”, këngën italiane për rezistencë, në shenjë solidarizimi me popullin më të prekur në Europë nga coronavirusi COVID-19.

- Advertisement -

Videoja ka marrë menjëherë qindra mijëra shikime në Youtube, ndërkohë që edhe vetë Bavaria është një rajon shumë i prekur nga coronavirusi.

“Pamë italianët që po këndonin, dhe po këndojmë në shenjë solidarizimi për ata, pasi nuk u lejohet të dalin nga shtëpitë”, tha Mischa Salzman, i cili foli në emër të lagjes që organizoi këtë përpjekje spontane.

“Shumë shpejt, kjo mund të ndodhë edhe me ne”, shtoi ai. Dhe pati të drejtë.

Një ditë pas këtij organizimi, shteti i Bavarisë ndaloi qarkullimin e njerëzve dhe të makinave për të  ndaluar përhapjen e shpejtë të coronavirusit.

Kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, që është gjithashtu drejtues i CSU-së, partisë në koalicion me CDU-në e Merkelit, tha në një konferencë për shtyp se ndalimi i qarkullimit do të ushtrohet për dy javë, sa të identifikohen rastet e prekura dhe të izolohen.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?