Askush nuk e kishte menduar, por ja që ndodhi, Bayerni i ka dhënë lamtumirën kupës së Gjermanisë, pasi u mposht nga Sarbruken. Ekipi që militon në Bundesligën e tretë ia doli të përmbysë rekordmenët e Gjermanisë, pasi këta të fundit gjetën avantazhin me Muller. Golat e Sonthajmer e Gaus sollën fitoren me rezultatin 2-1 duke regjistruar një rezultat surprizë në këtë raund të kupës.
Ky është viti i dytë radhazi, ku trajneri Tuchel nuk ia del t’i shkojë deri në fund Kupës së Gjermanisë. Fitore regjistruan Dortmundi e Leverkuseni. Verdhezinjtë u ndeshën në shtëpi me Hoffenheimin, teksa pavarësisht rezultatit ia dolën të dominojnë për 90’. Goli i vetëm i sfidës erdhi nga veteran Marco Reus, i cili kualifikon kështu më tej ekipin e tij.
Sa i përket Leverkusenit, kundërshtari i kupës ishte Sandhausen, e cila po ashtu provoi të surprizonte kryesuesit e Bundesligës. Ekipi i Xabi Alonso konfirmoi formën pozitive, duke mos hasur asnjë pengesë, e triumfuar në fund me rezultatin 2-5. Në përballjet e tjera të së mërkurës, Paderborn fitoi ndaj Freiburgut, Hertha ndaj Mainzit dhe Frankfurti ndaj Victoria Koln. Kualifikim arritën dhe Nurnberg e Magdeburg.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ofertat në drejtim të Musialës, Bayerni i mbyll ‘derën’ kundërshtarëve: S’do shitet
- Champions League| Gallata e ‘vogël’ për Bayernin, United merr fitoren e parë