Bayern Munich është me njërën këmbë në çerekfinalet e ligës së kampionëve. Bavarezët shpartalluan 3-0 Chelsean në Londër dhe hodhën një hap të sigurt drejt kualifikimit. Dy herë Gnabry dhe Lewandovski ishin ata që realizuan për kampionët e Gjermanisë.
Ndërkohë që në San Paolo ndeshja mes Napolit dhe Barcelonës u mbyll në barazim 1-1. Fillimisht Mertens realizoi për napolitanët e më pas Griezman barazoi shifrat. Ky rezultat lë çdo gjë të hapur për sfidën e kthimit që do luhet në Kamp Nou.
Një takim që u zhvillua nën frikën e coronavirusit që ka pushtuar Italinë. Kjo u pa është në shkallët e stadiumit ku disa prej tifozëve ishin me maska.