English

BE: 50 milionë euro për të prekurit nga Pandemia, 4 milionë për shëndetësinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, njoftoi se blloku do të ofrojë 4 milionë euro ndihmë të menjëhershme për sistemin e shëndetësisë në Shqipëri, dhe pothuajse 50 milionë për mbrojtje sociale.

- Advertisement -

Luigi Soreca: Bashkimi Europian po e ndihmon Ballkani 38 milionë euro të menjëhershme për shëndetësinë, 375 milionë për rimëkëmbjen socio-ekonomike të të gjithë rajonit.

Ashtu siç është njoftuar dhe javën e shkuar, për Shqipërinë shifrat konkretisht janë 4 milionë euro të menjëhershme për furnizim me pajisje mjekësore që të shpëtojnë jetë, dhe pothuajse 50 milionë euro që do të shkojnë për mbrojtje sociale, për mbështetje sociale, në mënyrë që të ulet ndikimi i krizës në punësim dhe ekonomi.

Jam i kënaqur që sot po firmosim kontratën e furnizimeve midis BE-së dhe zyrës së UNOPS, që është zyra e OKB-së për shërbime dhe projekte.

Kjo kontratë do të bëjë të mundur dhënien në mënyrë të shpejtë dhe të menjëhershme të pajisjeve të specializuara mjekësore, si për parandalimin dhe për trajtimin e kësaj pandemie.

Mes pajisjeve që do të financohen nga BE do të jenë skanera, ventilatorë, ambulanca të pajisura plotësisht, për të shpëtuar jetën dhe për të siguruar transport në rastet më të rënda.

Po ashtu do të ketë makineri dixhitale dhe të lëvizshme, radiografi dixhitale, dhe pajisje që janë fjala e fundit e shkencës në shërbimin reanimitor.

Këto pajisje janë identifikuar si shumë të nevojshme e të domosdoshme në mënyrë të përbashkët nga ministria e shëndetësisë dhe nga organizata botërore e shëndetësisë.

BE do të ofrojë gjithashtu edhe shtretër për kujdes intensiv, si dhe materiale mbrojtëse, pastrues duarsh, për të gjithë punonjësit në shëndetësi dhe për të gjithë ata që po japin mbështetjen e tyre në vijën e parë, çdo ditë në këtë betejë.

Po shqyrtojmë mënyra të ndryshme për të mbështetur operatorë të tjerë në vijë të parë, që janë shumë të rëndësishëm, si policia.

Programi i BE-së pr mbështetjen për sundimin dhe zbatimin e ligjit, PAMECA, ka nisur prokurimin e mjeteve mbrojtëse për Shqipërinë.

Të dashur miq, shumica e shteteve anëtare të BE-së po kalojnë një krizë shëndetësore që është e paprecedentë, dhe këto vende po përpiqen të merren me të gjitha kërkesat e shumëfishta që lindin nga sistemet e tyre shëndetësore.

Por edhe në këto kohë të vështira, BE dhe vendet anëtare kanë vendosur t’i qëndrojnë përkrah Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit. Siç ndodhi dhe pas tërmetit, Shqipëria do të ketë mbështetjen e plotë të Bashkimit Europian.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?