English

BE arrin marrëveshje, hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje politike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bën të ditur Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

- Advertisement -

“Me gjithë zemër uroj të dy vendet. Ky është një mesazh i qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shprehet ai.

 Vendimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët kanë diskutuar këtë çështje gjatë një video konferencë. Komisioni Evropian kërkoi hapjen e negociatave duke argumentuar se, si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë reforma dhe janë gati për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Vendimi është përshëndetur dhe nga ministri gjerman për Evropën, Michael Roth. “Një lajm i mirë në këto kohë të errëta. Më në fund dritë jeshile sot nga Këshilli i Ministrave për Evropën për hapjen e negociatave për miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE, fitore për Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit, e meritoni”, shprehet z. Roth.

Pas këtij vendimi pozitiv, Këshilli Evropian (kryetarët e shteteve të vendeve anëtare të BE) gjithashtu do të marrin vendim për këtë çështje. Deri tani ende nuk është përcaktuar se kur do të mbahet takimi me këtë axhendë.

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, iu refuzua hapja e negociatave vitin e kaluar për shkak se tre prej vendeve anëtare të BE-së dolën kundër propozimit të Komisionit Evropian. Vendet ishin Franca, Holanda dhe Danimarka.

Lexoni më shumë: https://euronews.al/aktualitet/2020/03/24/be-hap-negociatat-me-shqiperine-basha-tani-gjithcka-eshte-ne-doren-tone-te-permbushim-te-gjitha-kushtet

https://euronews.al/vendi/2020/03/24/ambasadorja-kim-do-u-mbeshtesim-fort-deri-ne-anetaresimin-ne-be

https://euronews.al/aktualitet/2020/03/24/hapja-e-negociatave-vendim-historik-per-dy-vendet-dhe-mesazh-i-fuqishem-per-ballkanin-perendimor

https://euronews.al/aktualitet/2020/03/24/video-soreca-uron-shqiperine-tani-ka-nje-status-te-ri-perballe-bashkimit-evropian

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?