English

BE dhe Britania e Madhe pritet të rinisin bisedimet për marrëdhënie të reja

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian dhe Britania do të nisin të hënën e ardhshme në Bruksel bisedimet mbi marrëdhëniet e reja mes tyre. Lajmin e bëri të ditur negociatori evropian për Breksit, Mishel Barnier.

- Advertisement -

Barnier deklaroi se raundi i dytë do të zhvillohet në Londër në mars, duke shtuar se bisedimet, që do të variojnë nga tregtia, siguria deri tek politika e jashtme dhe çështje të tjera, do të jenë komplekse dhe ndoshta shumë të vështira.

 “Në këtë periudhë të shkurtër ne nuk mund të arrijmë gjithçka. Ne do të japim maksimumin, por këtë herë presioni në negociata nuk është imponuar nga ne. Është vetë qeveria britanike, ndaj është një proces kompleks, kërkues dhe ndoshta shumë i vështirë, që mund të ketë sukses vetëm nëse bëhet me mirëbesim”, u shpreh ai.

Britania u largua nga BE më 31 janar pas më shumë se 3 vjet bisedime të vështira e të komplikuara për shkak të kufirit irlandez, i vetmi kufi tokësor mes bllokut dhe Mbretërisë së Bashkuar aktualisht dhe me një histori dhune në të kaluarën.

Me të dyja palët që kanë dalë me qasje të ashpra në negociatat, Irlanda ka paralajmëruar se edhe një marrëveshje tregtare bazë do të jetë e pamundur të arrihet brenda vitit nëse Londra nuk respekton detyrimet në kuadër të daljes së saj nga Unioni.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?