English

Lajmi i madh për Shqipërinë në këto ditë të vështira, politikanët shqiptarë përshëndesin hapjen e negociatave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi menjëherë pas lajmit të shumëpritur për Shqipërinë, atë të hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përmes një postimi në Twitter, z. Basha e vlerëson këtë moment si shprehjen e mbështetjes së vendeve anëtare të BE për Shqipërinë. Sipas kryedemokratitm tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjitha kushtet.

- Advertisement -

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre.

Sa më shpejt të plotesojmë detyrimet aq më parë do të bejmë realitet ëndrrën e shqiptarëve”, shkruan basha në Twitter. 

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian arritë  sotmarrëveshje politike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bëri të ditur Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

“Me gjithë zemër uroj të dy vendet. Ky është një mesazh i qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shprehet ai. 

Gent Cakaj: Të dua përtej fjalëve, Shqipëri

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka reaguar me entuziazëm pas lajmit për hapjen e negociatave me BE. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, z. Cakaj e cilëson këtë një zhvilim madhor historik mes këtyre ditëve të vështira që po kalon vendi.

‘Ky është një moment kthese për jetësimin e ëndrrës sonë historike: Shqipëria anëtare e familjes së vendeve të Bashkimit Evropian! Urime të gjithëve!” shkruan mes të tjerash ministri Cakaj.

Presidenti Meta: Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për të hapur negociatat me Shqipërinë, çka sipas tij konfirmoi qartë perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, kreu i shtetit shprehet se tashmë nuk duhet humbur asnjë minutë kohë për plotësimin e kushteve të vendosura.

“Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!
Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve”, shkruan presidenti Meta.

Ditmir Bushati: I lumtur që u rikonfirmua vendimi i 2018

Deputeti i Partisë Socialiste, njëkohësisht ish-ministër i Jashtëm, Ditmir Bushati, përmes një postimi në Twitter ka shprehur kënaqësinë që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian rikonfirmoi vendimin e vitit 2018 dhe i hapi dritën jeshile Shqipërisë për në BE.

“I lumtur që më në fund u rikonfirmua vendimi i 2018 dhe iu dha drita jeshile Shqipërisë për hapjen e negociatave. Koha të tregojmë pjekuri dhe unitet politik, në mënyrë që të plotësojmë të gjitha kushtet në kuadrin e negociatave”, shkruan z.Bushati.

Mund të lexoni gjithashtu

Vendimi i BE, Rama: Dera e pritjes u hap më në fund, kur dyert tona janë të mbyllura. Nuk do të bënim festë edhe po të ishim në paqe

Holanda e vendosur te kushtet: Të plotësohen para mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare

Çelja e negociatave, Komisioneri Varehelyi zbulon ndihmën e parë: 30 mln euro Ballkanit Perëndimor për coronavirusin

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?