English

BE i bën thirrje Turqisë të mbajë fjalën e të ndalojë refugjatët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

BE i ka bërë thirrje Turqisë që të respektojë angazhimet e të ndalojë kalimin e refugjatëve.

- Advertisement -

Ditën e sotme, Turqia lejoi qindra prej tyre të marshojnë drejt kufijve të Greqisë dhe Bullgarisë dhe tha se nuk ishte më e mundur që t’i ndalonin.

Lejimi i tyre ndodhi një ditë pasi forcat siriane, të mbështetura nga Rusia, sulmuan bazat turke në Idlib dhe vranë 33 ushtarë turq.

Kjo ishte humbja më e madhe në një ditë të vetme që kishte pësuar Turqia, që nga viti 2016, kur u angazhua me ushtri në zonën veriperëndimore të Sirisë.

Turqia ka rreth 3.6 milion emigrantë sirianë dhe ka bërë një marrëveshje që ta ndalojë kalimin e tyre në BE, ku duan të kërkojnë azil.

Por pas vrasjes së 33 ushtarëve, Omer Celik,  zëdhënësi i partisë së Erdoganit, tha se Turqia nuk mund t’i ndalonte më refugjatët.

NATO, ndërkohë, ka lajmëruar mbajtjen e një mbledhjeje urgjente mes anëtarëve, të kërkuar nga Turqia.

Rusia, ndërkohë, është përpjekur të ruajë miqësinë me Turqinë.

Vladimir Putin ka folur me Erdoganin këtë mëngjes dhe janë zotuar që t’i shmangin në të ardhmen tragjedi të tilla.

Ai tha se Moska do të bëjë ç’është e mundur për t’i ofruar siguri ushtarëve turq që ndodhen në Siri, sipas ministrit të jashtëm, Sergei Lavrov.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?