English

BE i dha Shqipërisë 50 milionë euro, Basha: PD do bëjë gjithçka për plotësimin e 15 kushteve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë nga selia e PD shprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Evropian për ndihmën e dhënë për Shqipërinë.

- Advertisement -

Kryedemokrati bëri me dije se kishte zhvilluar një videokonferencë me komisionerin e Zgjerimit, Oliver Varhelyi të cilin e kishte garantuar se PD do të bënte gjithçka për plotësimin e 15 kushteve dhe zbatimin e reformave të nevojshme, të cilat siç tha do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe formimin e shetit të së drejtës.

Z. Basha tha se e kishte falenderuar komisionerin për ndihmën financiare që BE i kishte akorduar Shqipërisë në kuadër të situatës nga COVID-19 dhe i kishte kërkuar që BE të ndihmonte më tej në tri prioritetet e evidentuara më herët nga PD.

“Komisionerin e falenderova edhe për ndihmën që i akorduan Shqipërisë për të përballuar COVID-19 dhe i kërkova çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë. I kërkova mundësinë e rialokimit të fondeve në drejtim të tre prioriteteve, shëndetësisë, mbështetje sociale për shtresat në nevojë dhe për biznesin dhe ekonominë.  Nuk jemi vetëm, pavarësisht ditëve të vështira, jemi besimplotë se ditë më mira do vijnë për ne”, – tha kryedemokrati.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?