English

BE-ja dënon përpjekjet e Putin për “të rishkruar” historinë sesi nisi Lufta e Dytë Botërore

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Europian i ka dhënë të drejtë Polonisë, mbi një mosmarrëveshje të kohëve të fundit me Rusinë, për historinë e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -

Konflikti ka nisur pjesërisht nga komentet e bëra prej Putin në dhjetor ku thoshte se ambasadori polak në Berlin kishte lëvduar planet e Adolf Hitler për të asgjësuar Hebrenjtë.

“Komisioni i BE-së kundërshton plotësisht çdo pretendim që kërkon të shtrembërojë historinë e Luftës së Dytë Botërore apo të pasqyrojë viktimat, si Polonia, si kriminelë”, tha komisionerja e BE-së për Vlerat dhe Transparencën, Věra Jourová.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, tha në dhjetor se presidenti rus kishte gënjyer për historinë e luftës, duke theksuar se teksa koha kalon, është e rëndësishme të thuhet e vërteta.

“Kujtesa, në lidhje me këtë të keqe, është e një rëndësie të veçantë për Poloninë – viktimën e parë të luftës”, tha Morawiecki përmes një deklaratë.

Manfred Weber, kryetari i Partisë Popullore Europiane, tha të mërkurën se partia që ai drejton nuk do t’i pranojë “përpjekjet e Putin për të rishkruar historinë”.

“Çdo politikan gjerman duhet të marrë përsipër përgjegjësi për vendin tonë. Çdo politikan, si brenda ashtu si edhe jashtë Europës, ka gjithashtu përgjegjësinë që të mos luajë me historinë”, tha Weber gjatë një debati në parlamentin e BE-së.

“Ne, si Partia Popullore Europiane dhe unë personalisht, nuk mund t’i pranoj përpjekjet e Putin për të rishkruar historinë”.

Putin gjithashtu ka kritikuar Perëndimin për Marrëveshjen e Mynihut të vitit 1938, marrëveshja e cila i hapi rrugën Hitlerit që të aneksonte Çekosllovakinë, duke e cilësuar si një shembull të “marrëveshjeve të fshehta” midis fuqive perëndimore dhe Hitlerit.  

Lideri rus i bëri këto deklarata pasi Parlamenti Europian publikoi një rezolutë që fajësonte fillimin e Luftës së Dytë Botërore mbi një “pakt mosveprimi” të firmosur asokohe midis Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik.

Putin e quajti rezolutën e Parlamentit Europian si një “absurditet absolut”.

Debatet janë ndezur teksa këtë vit shënohet 75-vjetori i fitores së forcave aleate.

Presidenti polak vendos të bojkotojë memorialin e Holokaustit në Izrael

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?