English

BE-ja dhe Turqia dakord për rishikimin e marrëveshjes së emigracionit të 2016-s

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

BE-ja dhe Turqia kanë rënë dakord që të rishikojnë marrëveshjen 4 vjeçare për menaxhimin e emigrantëve dhe refugjatëve, një përpjekje për të gjetur një zgjidhje problemit konfliktit që dërgoi me mijëra persona drejt kufirit turko-grek me shpresën për të mbërritur në Europë, thanë zyrtarë të lartë të BE të hënën.

- Advertisement -

Sipas marrëveshjes së 2016-s, BE-ja i ofroi Turqisë afërsisht 6 miliardë euro në ndihmë financiare për strehimin e 3.5 milionë sirianëve, proces të përshpejtuar të anëtarësimi në BE dhe stimuj të tjerë për frenuar emigrantët. Numri i emigrantëve në Greqi ra në mënyrë dramatike pasi hyri në fuqi marrëveshja.

Pas bisedimeve me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Bruksel, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel tha se ekipi i udhëhequr nga shefi i politikave të jashtme të BE-së dhe ministri i Jashtëm turk do të punojnë në ditët e ardhshme për të sqaruar implementimin e marrëveshjes midis Turqisë dhe BE për të qenë të sigurt që janë në nga e njëjta anë”.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se gjatë bisedimeve me Erdogan “kishte një fokus të qartë për të folur mbi faktet, sesi e shohin dy palët të shkuarën dhe se si ne kemi vlerësuar deklaratën e BE-së dhe Turqisë”.

Lideri i Turqisë u largua pa folur për mediat, ndërsa zyra e tij konfirmoi se bisedimet kishin qenë “produktive”.

BE akuzon Erdogan për shantazh

Turqia strehon më shumë se 3.5 milionë refugjatë sirianë, dhe Erdogan ka kërkuar me ngulm që Europa të mbajë një peshë më të madhe për sa i përket kujdesit ndaj tyre.

Ai ka akuzuar BE-në se nuk i ka përmbushur detyrimet sipas marrëveshjes së 2016, si dhe që nuk ka akorduar fondet e premtuara ndaj Turqisë për të frenuar emigrantët.  

BE-ja thotë se po disbursojnë fondet por gjithashtu akuzuan Erdogan për “shantazh” për lënien e emigrantëve në Europë në fund të muajit të shkuara pasi dhjetëra ushtarë turk u vranë në veri të Sirisë.

Vendet e BE-së kanë mbajtur krahun e Greqisë, e cila është dhe anëtare e NATO-s, duke e përshkruar si “mburojë” për mbrojtjen e kufijve  të Europës nga bota e jashtme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?