Komisioni Evropian prezantoi të mërkurën planin nëse 27 vendet anëtare mund të përballen me një ndërprerjeje totale të gazit nga Rusia.
Plani i paraqitur nga ekzekutivi i BE-së bën thirrje që konsumi i gazit të reduktohet në të gjithë bllokun me 15% nga 1 gushti i këtij viti deri më 31 mars 2023.
Qëllimi, tha Komisioni, është të mbrohet furnizimi për familjet dhe përdoruesit thelbësorë si spitalet dhe industritë kryesore.
Si pjesë e propozimit, shtetet anëtare do të duhet të paraqesin planet kombëtare të energjisë në Komisionin deri në fund të shtatorit dhe të ofrojnë një përditësim çdo dy muaj.
Legjislacioni i propozuar do t’i jepte gjithashtu Komisionit fuqinë për të shpallur një ‘alarm të Bashkimit’ për sigurinë e furnizimit dhe për të vendosur një reduktim të detyrueshëm të kërkesës për gaz për të gjitha shtetet anëtare.
Propozimi i Komisionit do të diskutohet nga ministrat e BE gjatë një samiti të jashtëzakonshëm të energjisë në 26 korrik.
LEXONI GJITHASHTU: