English

BE-ja përgatit një draft për masa më të rrepta kundër pastrimit të parave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Evropian po përgatitet të marrë masa më të forta ndaj pastrimit të parave, tregon një draft i Bashkimit Evropian, një vit pasi reformat e mëparshme u konsideruan si të papërshtatshme për të mbuluar një seri skandalesh në banka.

- Advertisement -

Vitin e kaluar u shpall një prej skandaleve më të mëdha të pastrimit të parave që përfshinte 200 miliardë euro në disa pagesa të dyshimta, të kryera midis viteve 2007 dhe 2015 përmes “Danske Bank”, një bankë e vogël në Estoni.

Pas këtij skandali, në Shtator të 2018, Bashkimi Evropian sapo kishte miratuar një rishikim të pestë të rregullave kundër pastrimit të parave, por si pasojë e konfliktit të interesave midis 28 shteteve, ai u shpall i pamfjatueshëm.

Tani Komisioni Evropian, po nxitet të shpalli propozime të reja kundrejt këtyre mangësive.

Drafti është përgatitur nga Presidenca Finlandeze në BE pasi Ministri i Financave debatoi mbi këtë çështje më herët në Tetor.

Drafti shkruan se Komisioni duhet të marri në konsideratë transferimin e kompetencave mbikeqyrëse të pastrimit të parave ne një nga agjencitë e BE-së dhe propozon një mekanizëm për të koordinuar hetuesit kombëtarë.

Pavarësisht organizatave kriminale, të cilat vazhdimisht pastrojnë të ardhurat e aktiviteteve të tyre të paligjshme, lufta kundër krimit financiar kryesisht mbikqyret nga autoritete kombëtare, të cilët jo gjithmonë bashkëpunojnë mes tyre.

Banka Qendrore Evropiane dhe Parlamenti Evropian thanë se së shpejti një trup i BE-së do të merret me rregullimin e kësaj mangësie të madhe.  

Ndryshimet në mbikqyrjet e krimit financiar, shumë qeveri i kanë kundërshtuar prej kohësh, nga frika se do të detyrohen të ndajnë informacione “të ndjeshme”.

Aktualisht qeveritë janë të lira të vendosin gjoba kundrejt shkelësve dhe t’i mbajnë ato të fshehta, pavarësisht se udhëzimet rekomandojnë të kundërtën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×