English

BE-ja rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenca kroate e Bashkimit Evropian ka propozuar çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas projekt-përfundimeve të Këshillit të çështjeve të përgjithshme të 24 marsit, dokument i zbuluar nga Euronews Albania.

- Advertisement -

Pas renditjes së politikave dhe kornizave të ndryshme që rregullojnë marrëdhëniet e BE-së me vendet aspirante, në dokument janë përfshirë dhe rekomandimet pozitive të Komisionit për dy vendet, metodologjia e re e 5 shkurtit si dhe raportet e ndërmjetme të 2 marsit, para vlerësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për momentin me të njëjtën qasje në gjuhë dhe në tekst.

“Pas shqyrtimit të raportit të përditësuar të Komisionit me 2 mars 2020 në lidhje me përparimin e bërë nga Republika e Shqipërisë, Këshilli mirëpret dëshmimin e vendosmërisë së vendit për të përparuar në agjendën e reformave të BE-së dhe dorëzimin e rezultateve të prekshme dhe të qëndrueshme, duke plotësuar kushtet e identifikuara nga Këshilli i qershorit 2018 për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Në dritën e përparimit të arritur në reforma dhe të përmbushjes së kushteve të përcaktuara me unanimitet nga Këshilli i qershorit 2018, Këshilli, subjekt miratimi nga Këshilli Evropian, vendos çeljen e negociatave për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë”, shkruhet në dokumentin paraprak.

Tashmë përfaqësuesit e vendeve anëtare pritet të diskutojnë mbi ndryshimet që do të duhet të pësojë ky dokument, sidomos në lidhje me Shqipërinë, të cilës pritet t’i vihen parakushtet e caktuara nga Bundestagu gjerman si dhe ato që mund të vijnë nga vendet e tjera skeptike, para ndonjë vendimi të mundshëm.

Hapat e mëtejshëm, nëse arrihet dakordësia e të gjitha vendeve të BE-së për një tekst të përbashkët gjatë kësaj jave dhe fillimit të javës që vjen, janë marrja e një vendimi gjatë Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së me 24 mars, në nivel ministrash të çështjeve evropiane, e më pas miratimi i këtij vendimi në Samitin e 26 dhe 27 Marsit nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së.

Nëse merret vendimi pozitiv, Komisionit do t’i kërkohet të përgatisë kuadrin negociues jo më vonë se muaji qershor i këtij viti, para hapjes formale të grup-kapitujve të parë në gjysmën e dytë të këtij viti për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë, me të plotësuar parakushtet e pritshme që do të vendosen.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?