English

BE-ja prezanton planin prej 1 trilion eurosh për ta bërë Europën neutrale nga karboni

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Brukseli ka prezantuar planin financiar për ta çuar Europën drejt ekonomisë së gjelbër dhe për ta bërë BE-në kontinentin e parë neutral nga karboni.  

- Advertisement -

BE-ja synon të mbledhë të paktën 1 trilion euro nëpërmjet investimeve në dhjetë vitet e ardhshme.

Plani i Komisionit Europian është përdorimi i një kombinimi fondesh private dhe publike, duke përfshirë dhe një të katërtën e buxhetit të BE-së.

“Transformimi që kemi përpara është i pashembullt” tha kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen teksa shpalli planin e investimit.

“Plani do të funksionojë, vetëm nëse është i drejtë – dhe nëse funksionon për të gjithë ne”.

“Do të mbështesim popujt dhe rajonet që kanë më shumë nevojë për të ndërmarrë këto hapa të mëdha, për tu siguruar se askush nuk do të mbetet pas”.

Ndërsa Pakti i Gjelbër synon që karboni të zhduket tërësisht nga Bashkimi Europian deri në 2050-n, BE-ja gjithashtu ka rritur së fundmi objektivat për të ulur emetimet deri në vitin 2030, me një sasi prej rreth 50 deri në 55 për qind, krahasuar me shifrat e viteve 1990.

A janë të gjitha shtetet dakord?

Deri më tani, Polonia nuk e ka pranuar agjendën aktuale, për shkak të peshës që qymyri ka në ekonominë e vendit.

Polonia prodhon rreth 80 për qind të energjisë së saj nga qymyri.

Von der Leyen tha se periudha e tranzicionit nuk duhet të “lejë askënd pas” dhe në mënyrë për të bindur vende si Polonia që të pranojë objektivat e BE-së për klimën, është propozuar “Fondi i Drejtë i Tranzicionit”, si pjesë e buxhetit të përgjithshëm.

Pothuajse gjysma e shumës prej 1 trilion euro do të vijë nga buxheti afatgjatë i BE-së, teksa qeveritë e bllokut do të kontribuojnë me 100 miliard deri në 300 miliard euro, që do të përfitohen nga sektori privat.

Të mërkurn, eurodeputët do të mbajnë fjalën e tyre mbi Paktin e Gjelbër dhe do të votojnë mbi rezolutën.

Në Samitin e Parisit të 2015-s, udhëheqësit botërorë ranë dakord për ta mbajtur ngrohjen globale nën 2 gradë Celsius, idealisht jo më shumë se 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit.

Shkencëtarët thonë se vendet do t’i humbasin këto objektiva nëse nuk ndërmerren hapa drastike për të ulur emetimet e gazeve serë deri në vitin tjetër.

Marrëveshja e Gjelbër, Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke e kundërshtojnë hapur

Pakti i Gjelbër Evropian: Shefja e BE-së pritet të zbulojë masat për të trajtuar emergjencën klimatike

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?