English

BE ndëshkon Serbinë, bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Përpjekja e Hungarisë për të avancuar bisedimet e anëtarësimit me Serbinë në fazën tjetër u bllokua të hënën nga një grup i konsiderueshëm vendesh anëtare të Bashkimit Evropian, duke bërë të pamundur arritjen e unanimitetit të nevojshëm.

- Advertisement -

Debati u zhvillua në një takim me dyer të mbyllura të ambasadorëve evropianë.

Kroacia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda dhe Suedia ishin mes vendeve që kundërshtuan lëvizjen, duke akuzuar Beogradin për shkelje të të drejtave themelore, për marrëdhëniet e tensionuara me Kosovën fqinje dhe për refuzimin e vazhdueshëm për t’i vendosur sanksione Rusisë.

Propozimi, i parashtruar nga presidenca hungareze e Këshillit të BE-së, synonte ta afronte Serbinë me hapjen e Grupimit të Tretë të procesit të anëtarësimit, që përfshin 8 kapituj individualë të lidhur me konkurrencën dhe rritjen ekonomike; si taksimi, politika monetare, punësimi, unioni doganor dhe kërkimet shkencore.

Më parë, Serbia kishte zhbllokuar 5 nga këta kapituj, por në vitin 2020 Brukseli ndryshoi rregullat për të krijuar grupimet tematike, të cilat duhet të hapen secila si një e tërë pas përmbushjes së një serie kriteresh paraprake.

Sipas Komisionit Evropian, Serbia ka përmbushur disa kritere dhe teknikisht është gati për të nisur bisedimet për Grupimin e Tretë, duke e lënë vendimin final në duart e shteteve anëtare, që duhet të japin dritën e gjelbër në mënyrë unanime për çdo hap të procesit.

Dështimi i konsensusit këtë të hënë erdhi pasi grupi i vendeve që kundërshtuan, insistoi se Serbia duhet të arrijë rezultate konkrete përpara se të hedhë hapin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?