English

BE ndihmon Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë në luftën kundër zjarreve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioni Evropian do t’i ndihmojë Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në luftim të zjarreve pyjore, ka thënë të martën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari.

- Advertisement -

Ai ka thënë se katër helikopterë dhe tre aeroplanë për luftim të zjarreve janë dërguar në Maqedoninë e Veriut, e cila është në gjendje krize që 30 ditë.

Ujvari ka thënë se dy helikopterë për luftim zjarresh do të dërgohen nga Republika Çeke për në Bullgari.

Në Maqedoninë e Veriut është në fuqi një ndalesë e plotë në lëvizjet në pyje, për shkak të rrezikut nga zjarret, të cilat kërcënojnë qindra hektarë tokë.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se helikopterët e ofruar prej Beogradit synojnë vetëm shuarjen e zjarreve dhe nuk janë shenjë e dominimit ushtarak.

Përveç Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, dhe Shqipëria është duke u përballur me zjarre në disa zona, shkruan REL.

Të ndihmuara nga erërat dhe temperaturat e larta, zjarret po përhapen me lehtësi duke rrezikuar disa vendbanime.

Ditëve të fundit, i gjithë rajoni i Ballkanit po përballet me temperatura tejet të larta – deri në 40 gradë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?