English

BE nis ndërmjetësimin për dialogun Kosovë-Serbi në fundjavë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Roli i munguar i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi gjatë dhe pas krijimit të institucioneve të reja, pritet të nisë në fund të kësaj jave në Prishtinë dhe Beograd, me vizitën e parë në rajon të Përfaqësuesit të lartë të BE-së Joseph Borrell, siç e njoftoi ai vetë gjatë një konference për shtyp me Ministrin e Jashtëm Gjerman Heiko Maas në Berlin. 

- Advertisement -

“Në lidhje me Ballkanin Perëndimor, ne qëndrojmë të bashkuar në vizionin tonë se si të prodhojmë stabilitet dhe siguri në këtë rajon të rëndësishëm me vendet më të afërta. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë për të lehtësuar Dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Informova Ministrin për planin tim për t’i vizituar të dyja në fund të javës,” tha Joseph Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së.

Ndërkohë që dialogu mes dy vendeve duket se po lëviz përpara vetëm nga përpjekjet e ambasadorit të SHBA Richard Grenell po në Berlin, sipas zëdhënësit të Borrell, BE mban rolin kryesor në këtë dialog si ndërmjetësues, dhe kontaktet me partnerët amerikanë për këtë çështje janë mjaft të ngushta e mbahen në disa nivele.

“Unë mund t’ju kujtoj takimin e Përfaqësuesit të Lartë Borrell me Sekretarin e shtetit Pompeo vetëm javën e kaluar në Berlin, ai vetë. Ne kemi shumë kontakte në nivele të ndryshme, në nivelet e duhura me partnerët e duhur, dhe BE dhe SHBA po punojnë mjaft ngushtë për çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor. Qoftë për Serbinë dhe Kosovën, për dialogun, apo për probleme dhe sfida të tjera me të cilat përballen vendet e rajonit,” deklaroi Peter Stano, Zëdhënës i Komisionit Evropian nga Brukseli.

Ndërkohë që një javë më parë, i pyetur nga Euronews Albania, Peter Stano pati deklaruar se dialogu nuk ishte temë diskutimi mes Borrell dhe Pompeos.

“Përgjigjja e shkurtër është jo, takimi dypalësh siç e dini mbahej gjatë zhvillimit të Konferencës së Berlinit kushtuar Libisë, kështu që ata diskutuan më përparësi këto çështje të mëdha botërore siç janë zhvillimet në Libi dhe ato në Lindjen e Mesme dhe më gjerë në rajon, ” u shpreh Stano.

Gjithsesi, Borrell pritet të nisë rolin që ka marrë përsipër dhe e ka caktuar si përparësi të përfaqësimit të tij të BE-së, duke u përfshirë personalisht në ndërmjetësimin mes dy vendeve, me vizitën e fundjavës. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?