Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka deklaruar se ministrat e Jashtëm të bllokut evropian janë pajtuar për të pezulluar marrëveshjen për viza me Rusinë.
Pas këtij vendimi, shteasit rusë do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë.
“Jemi pajtuar për pezullim të plotë të marrëveshjes lehtësuese për viza mes BE-së dhe Rusisë”, u shpreh Borrell në një konferencë për mediat në fund të takimit dyditor me ministrat e Jashtëm të BE-së në Pragë.
Bashkimi Evropian dhe Rusia kanë marrëveshje për lehtësim të procedurave për viza prej vitit 2007.
Ministrat e BE-së nuk kanë arritur të pajtohen për një ndalesë totale për vizat turistike për rusët, meqë vendet anëtare janë të ndara në këtë çështje.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tensione brenda BE-së përpara takimit për ndalimin e vizave për rusët
- BE-ja po rrit kapacitetet e fermave me erë në Detin Baltik