English

BE kërkon pezullimin e udhëtimeve për 30 ditë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Bashkimi Europian kërkon të pezullojë të gjithë udhëtimet jo të domosdoshme drejt bllokut, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e coronavirus.

- Advertisement -

“Ne duhet të bëjmë më shumë që të hëqim barrën e madhe që ka rënë mbi sistemin e shëndetësisë”, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.

“Këtu në Europë, jemi prekur rëndë nga ky virus dhe dimë që çdo masë që ul ndërveprimet sociale, në të njëjtën kohë ul dhe përhapjen e virusit”.

“Sa më pak udhëtime, aq më shumë mund ta frenojmë virusin”.

Von der Leyen sqaroi se personat që janë banorë prej një kohe të gjatë në Bashkimin Europian ose që janë anëtarë të së njëjtës familje me një shtetas të BE, si dhe diplomatë, doktorë dhe staf mjekësor, mund të përjashtohen nga kjo masë. Ndër të tjera edhe punonjësit në sektorin e transporteve mund të përjashtohen në mënyrë që të vazhdojë transporti i mallrave.

Nuk është bërë ende e qartë se kur do të hyj në fuqi por liderë të BE kanë planifikuar një konferencë video të martën për të diskutuar mbi përhapjen e coronavirus.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?