English

BE po mendon për bisedime paqeje, Zelensky: Nuk i besoj Rusisë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se ai nuk i beson presidentit rus Vladimir Putin, pas raportimeve se Bashkimi Evropian po mendon të organizojë bisedime për paqe me Rusinë.

- Advertisement -

Bloomberg raportoi më 27 maj se blloku evropian është duke punuar për organizimin e një takimi në Arabinë Saudite në fund të këtij viti, ku do të merrte pjesë edhe Rusia.

Ai takim do të mbahej pas samitit të Ukrainës për paqe më 15-16 qershor në Zvicër, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga dhjetëra vende, por jo edhe nga Rusia.

“Putinit nuk i zihet besë”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp në Spanjë, ku ai e nënshkroi një marrëveshje dypalëshe për sigurinë me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, në vlerë 1 miliard euro më 27 maj.

Presidenti ukrainas tha se vendi i tij kishte mbajtur rreth 200 ruande bisedimesh me Kremlinin, shumica e të cilave ishin mbajtur shumë kohë para se Rusia ta fillonte pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

“Nuk kishte rezultate; territoret e uzurpuara, mbetën të uzurpuara”, tha Zelensky.

Ai tha se 90 vende janë pajtuar për të marrë pjesë në samitin për paqe në qytetin Lucern në Zvicër muajin e ardhshëm.

Të dielën, Zelensky përmes një video-mesazhi u bëri thirrje liderëve botërorë, në veçanti presidentit amerikan Joe Biden, të “tregojnë lidership në avancimin e paqes” dhe të marrin pjesë në takim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?